Qytetarët sërish protestë në 18:00 kundër ndërtimit në zonat e mbrojtura dhe terapinë hormonale, Rama pas pak konferencë: Do të them të vërtetat për…
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se sot në 10:00 do të bëjë publike detaje lidhur me projektin në Zvërnec, për të cilin tha se po punohet prej disa vitesh dhe se nuk ka asnjë lidhje me pretendimet që, sipas tij, janë hedhur në qarkullim ditët e fundit.
Kreu i qeverisë shfrytëzoi gjithashtu rastin për të përgëzuar drejtuesit e Policisë së Shtetit për reagimin ndaj ngjarjeve të fundit në Vlorë, duke vlerësuar masat e marra si ndaj punonjësve të sigurisë private, ashtu edhe ndaj drejtuesve vendorë të policisë.
Ndërkohë qytetarët kanë njoftuar sot në orën 18:00 një tjetër protestë kundër ndërtimeve në zonat e mbrojtura, Paketën e Maleve dhe ofrimit të terapisë hormonale në QSUT.
Fraksion.com

