AktualitetPolitikëTë fundit

Plani për ndërtim në Pishë Poro, Rama: Peizazh i mbrojtur, mund të ketë dhe qendra banimi!

Kryeministri Edi Rama duke u ndalur te projekti në Pishë Poro, ku parashikohen ndërtime, theksoi se kjo zonë është peizazh i mbrojtur, por i kategorisë 5.

Ai tha se me ligjin e 2017-ës, konkretisht në nenin 20, përcaktohet qartë se në këtë zonë lejohen qendrat e banimit

“Më mirë të dëgjosh pelikanin që merr para ekskavatorin se sa rrugën ligjore. Pishë Poroja, nuk është një zonë e mbrojtur, e kategorisë së parë apo të dytë. Por klasifikohet edhe sipas IUCN-së, kategori e 5, peizazh i mbrojtur. Për shpalljen ‘peizazh i mbrojtur’ dhe të gjitha detajet, ka një vendim qeverie. Por me rëndësi është që të thuhet se nuk ju është treguar juve, por në 2017 këto kategori janë të adoptuara në mënyrë të plotë. Thelbi ynë për zonat e mbrojtura është i ligjëzuar me standardet e BE. Sa më lartë të shkohet drejt kategorive 1-2, aq më shumë kufizohet ndërhyrja njerëzore. Në rastin e kategorisë 5 janë të ndërtuara në konceptimin e bashkëjetesës së natyrës, me ekonominë e turizmin. Në hartën e Europës ka jo pak laguna që janë të ngjashme me këtë lagunë, ku janë destinacione turistike. Në nenin 20 të ligjit të 2017-ës, përcaktohet se peizazhi i mbrojtur është territor kum und të ekzistojnë qendra banimi dhe pjesë të tjera të territorit. Në pjesën 4, përcaktohet veprimtaria si ndërtimet, autortadat, kanalet kulluese, lejohen të ushtrohen, vetëm nëse subjekti që kërkon t’i kryejë këto veprimtare pajisjet me leje nga Këshilli i Lartë i territorit. Ndaj nuk kemi bërë asnjë heqje nga asgjë. Pishporo ka qenë peizazh i mbrojtur dhe është.”, tha ai.

Gjithashtu theksoi se sot nuk ka një projekt arkitektonik të miratuar.

“Në vitin 2024 është e vërtetë që ne kemi bërë një amendim të ligjit me një kërkesë të kryebashkiakëve të vendit për zhvillim të territoreve dhe mbrojtjes. Sepse ligji ekzistues nuk merrte parasysh në territor realitetet e tranzicionit, Thethi është zonë  e mbrojtur si i bëhet? Legalizimet janë bërë pikërisht me këtë…Ata njerëz janë banorë të mos i ngatërrojmë me ato që ndërtuan më pas. Flasim për ata që i kishin….Ndërhyrjet e paligjshme të parregulluara duheshin rregulluar. Nga ana tjetër Pishë Poro Nartë, quhej Vjosë Nartë deri në 2020.

Nuk po ndërtohet në Vjosë, nuk po shkatërrohet grykëderdhja e Vjosës, zona e Mbrojtur e Parku Kombëtar të Vjosë ka nivelin më të lartë të mbrojtjes dhe aty nuk mund të bëhen do resorte.

Procesi që kanë ndjekur investitorët…Projekti nuk u miratua në formën e paraqitur fillimisht, aplikimin e parë e kanë bërë pranë agjencisë së zhvillimit të territorit, thuasje dy vite më parë. KKT ka rrëzuar projektin dhe ka kërkuar të zvogëlohet intensiteti i ndërtimit dhe të sigurohet ruajtja e Lagunës dhe projekti, është miratuar pasi janë plotësuar një nga një kushtet e vendosura.

Në 2024 nuk u miratua një projekt arkitektonik dhe sot që flasim ne dhe jeni zemëruar, nuk ka një projekt arkitektonik të miratuar, cfarë shihni në filmat që i prodhoj në ata që duan të nxisin ndjenjën e pastër tuajën janë krijuar si walk dhe dog . Leja ka përcaktuar zonën zhvillimore parametrat teknikë dhe urbanistik”, tha mes të tjerash ai.

 

Fraksion.com

 

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com