“Nisi 3 vjet më parë”, Rama: Kryeministrin tuaj e konsideroni shitës dhe të korruptuar, por…Kemi bërë detyrën patriotikisht!
Kryeministri Edi Rama tregoi detaje nga projekti në bregdetin e Zvërnecit. Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar, Rama tha se ky projekt nisi 3 vite me parë.
Kreu i qeverisë theksoi se ishte Jared Kushner ai që promovoi projektin. “Ndërsa e kemi thënë; për projektin e Zvërnecit, duhet të shikoni pronat dhe pronarët, pasi nuk kemi tokë shtet aty. Copëza që mund të jenë shtet, janë krejtësisht të papërfillshme për ambicien tuaj. Ky është fillimi 2023. Ju e dini se kush janë njerëzit e interesuar se e di e gjithë bota. Këtu dua t’ju them diçka, bota e mbarë flet për këtë projekt për shkak të njeriut që e ka promovuar projektin, Kushner”, tha Rama.
“Projekti ka nisur 3 vite më parë. Ka nisur si interesim bashkë me Sazanin. Qëndrimi ynë që në ditën e parë ka qenë; Sazani është tokë publike. Ka qenë një dëshirë dhe ambicie kahershme, edhe e kryeministrave të tjerë, që ta kthejnë në diçka turistike. Ne thamë; jemi të gatshëm që të punojmë me ju, por ajo tokë nuk shitet. Duam që shteti shqiptar të jetë palë, ortak. Kryeministrin tuaj e konsideroni shitës dhe të korruptuar. Shitësit e bënin Shqipërinë 1 euro dhe merrnin pjesën. Nuk ia jepnin shtetit pjesën. Ndërsa e kemi thënë; për projektin e Zvërnecit, duhet të shikoni pronat dhe pronarët, pasi nuk kemi tokë shtet aty. Copëza që mund të jenë shtet, janë krejtësisht të papërfillshme për ambicien tuaj. Ky është fillimi 2023. Ju e dini se kush janë njerëzit e interesuar se e di e gjithë bota. Këtu dua t’ju them diçka, bota e mbarë flet për këtë projekt për shkak të njeriut që e ka promovuar projektin, Kushner. Por bota ka hesape për të larë dhe ka luftërat e veta për të bërë. Prandaj edhe projekti ka pasur qysh sapo ka dalë fjala, interesimin e mediave të SHBA dhe atyre europiane, për të gjetur gjilpëra në kashtë. Dhe prandaj investitorët kanë angazhuar ekselencën botërore në arkitekturë dhe mjedis dhe në aspektin juridik. Ndërkohë që ne do jua tregoj hapat, administrata shqiptare ka mbrojtur interesin tuaj, të vendit, timin, dhe kemi bërë detyrën, proceduralisht dhe patriotikisht.”, tha ai.
Fraksion.com

