“Ishim bashkë te paraburgimi kur mësoi se i ati tij kishte ndërruar jetë”, avokati i Metës: Iu mbushën sytë me lot, por…
Avokati i ish-presidentit, Ilir Meta, Kujtim Cakrani, ka reaguar pas ndarjes nga jeta të babait të kryetarit të PL.
Në një video të postuar në Facebook avokati Cakrani tha se ishte bashkë me ish-presidentin në momentin kur meta u njoftua për ndarjen nga jeta të babait të tij. Avokati shprehu se ish-presidentit Meta iu mbushën sytë me lot, por e mbajti veten teksa shtoi se nuk do kishte patur dëshirë të mos ndodhej aty në atë moment të hidhur.
“Isha bashkë me Presidentin z. ilir Metaj në ambientet e paraburgimit “Jordan Misja” kur mësoi se i ati tij kishte ndërruar jetë.
Presidenti mbushi sytë me lot por e mbajti veten. Nuk do doja të isha prezentë në atë moment, por jeta dhe fati e solli që të isha prezentë.
Më la një shije shumë të hidhur që skam për ta harruar kurrë këtë moment.
Gjithsesi ngushëllime Presidentit z. Ilir Metaj për humbjen e njeriut të dashur”, tha avokati Kujtim Cakrani.
Fraksion.com

