Dyshime për tjetërsim pronash në Zvërnec, SPAK kontrolle në Tiranë dhe Vlorë. Në ‘sitë’ edhe ish-avokati Pëllumb Petriti e Redi Struga, pronar i “InfraKonsult”
Mes personave ku po ushtrohet kontroll është edhe Pëllumb Petriti, ish-avokat, i cili dyshohet se ka luajtur rol në falsifikimin e dokumenteve të pronësisë në favor të Artur Shehut. Kontroll po mbahen edhe te Redi Struga, inxhinier dhe administrator i kompanisë projektuese “InfraKonsult” sh.p.k.
Kompania e Strugës i ka blerë pronat nga zotërues të tjerë, përfshirë kompaninë “SERE” të grupit Balfin. Struga shërben përmes kompanisë “Albanian Land Development” si ura lidhëse me vëllezërit miliarderë Ramez dhe Mohamad Al-Khayyat nga Katari, të cilët investojnë krah Kushnerit.
Fraksion.com

