AktualitetPolitikëTë fundit

Shqipëri-Kosovë, bashkëpunim në industrinë ushtarake

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, bëri të ditur sot se diskutimet lidhur me bashkëpunimin në industrinë ushtarake dhe municionet mes Shqipërisë dhe Kosovës, vazhdojnë.

I pyetur nga gazetarët, pas mbledhjes së Qeverisë, ministri Nufi tha se “jemi në bisedime me Kosovën, Kroacinë dhe vende të tjera që duan të bashkëpunojnë me Shqipërinë”.

“Ne kemi ngritur një bazë ligjore dhe financiare shumë të mirë për industrinë ushtarake. Besoj fuqimisht se ka qenë një vendim i mirë i qeverisë, si për KAYO-n ashtu edhe për zhvillimin e industrisë ushtarake”, tha ai.

Ministri Nufi shtoi se “nevojat e sigurisë janë gjithmonë e më të mëdha dhe të domosdoshme, jo vetëm për sigurinë ushtarake, por edhe për eksport drejt vendeve të tjera”.

“Me Kosovën jemi të lidhur, siguria e tyre është siguria jonë. Vizita ime e fundit në Prishtinë ishte edhe për këtë çështje. Në të gjitha fushat e bashkëpunimit synojmë të jemi komplementarë për të përmbushur nevojat e sigurisë, si për ne, ashtu edhe për Kosovën”, përfundoi Nufi.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com