AktualitetPolitikëTë fundit

Programi “Rilindja 2.0”, Demo: Model i ri zhvillimi me 11 objektiva, ndërtim i muzeve dhe rigjenerimi i ish-hapësirave industriale

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo prezantoi sot programin e ri “Rilindja 2.0” një paketë me 11 objektiva strategjikë që synojnë ndërhyrje në territor dhe zhvillim të qëndrueshëm rajonal.

Në një konferencë për shtyp pas mbledhjes së qeverisë, Demo tha se “ky program do të krijojë një model të ri zhvillimi lokal, duke kombinuar identitetin kulturor, inovacionin dhe teknologjinë moderne me nevojat e komuniteteve”.

“Sot kemi prezantuar programin e ri 2.0 përsa i përket ndërhyrjeve në territor dhe zhvillimit të qëndrueshëm rajonal. Janë plot 11 objektiva strategjikë, të cilët do të përfshihen në kuadër të këtij programi të ri duke filluar me forcimin e identitetit lokal. Ky program do të fokusohet në ndërtimin e muzeve lokalë, të cilët do të jenë fokusuar në identitetin që kanë zona të caktuara të Shqipërisë, aq më shumë duke marrë në konsideratë zhvillimin që tashmë sektori i turizmit ka, por në të njëjtën kohë dhe për të krijuar dhe për të forcuar dhe më tej identitetin lokal që ne kemi në territor”, nënvizoi Demo.

Demo u ndal tek edhe tek përmirësimi i funksionalitetit dhe aksesit në zonat urbane.

“Këtu tashmë po fokusohemi në ndërtimin e parkimeve për të krijuar akses të qëndrueshëm në zonat urbane. Janë tashmë evidentuar plot 160.000 m² sipërfaqe në 12 bashki, të cilat kanë një potencial deri në 15.000 poste parkimi. Jemi fokusuar në bashkitë që kanë jo thjesht intensitet urban të theksuar, por mbi të gjitha dhe flukse turistike të konsiderueshme duke marrë parasysh ritmin e rritjes së sektorit turizmit gjatë viteve të fundit”, tha Demo.

Ministri Demo u shpreh se “objektivi i tretë është rigjenerimi i ish-hapësirave industriale në asete për komunitetin. Janë ish-fabrika të cilat janë privatizuar ose janë pjesërisht të privatizuara ose janë plotësisht në pronë si shtet. Këto janë potenciale ekonomike lokale të cilat duhet t’i rikthehen komunitetit, në fokus do të jenë patjetër shërbimet parësore që i vijnë në ndihmë komunitetit duke filluar me ambiente sportive apo zona rekreative, por në të njëjtën kohë duke parë me imtësi dhe zhvillimin ekonomik lokal sidomos duke orientuar nëpërmjet startupe-ve të reja të cilat mund të përdorin këto asete”, tha Demo.

Objektivi i katërt, vijoi Demo, është rritja e standardeve të infrastrukturës publike duke e harmonizuar arkitekturën lokale atë çfarë qytetet ofrojnë dhe mbi të gjitha duke krijuar ë potencial të ri zhvillimi për zona të caktuara.

“Këtu fokusohemi përgjithësisht në objekte publike që kanë të bëjnë me sistemin e edukimit, sistemin parauniversitar. Jemi duke punuar ngushtësisht me një skuadër të gjerë arkitektësh, vendas dhe të huaj, të cilët do t’i vijnë në ndihmë bashkive me projekte, për t’i krijuar mundësinë e tyre për të pasur projekte që realisht sjellin një vlerë të shtuar në territor”, tha Demo.

Sipas tij, nxitja e inovacionit është objektivi i pestë.

“E përmenda pak më parë që nxitja e startup-eve në nivel lokal për të krijuar zhvillim ekonomik dhe për t’i dhënë mundësi sidomos të rinjve për t’u përfshirë në zhvillimin ekonomik lokal. Kjo do të bëhet pjesë e skemës kombëtare përsa i përket mbështetjes së startup-eve, por do të ketë një fokus edhe lokal. Sot për shumë arsye edhe për faktin që shumica e universiteteve janë të përqendruara në Tiranë është normale që pjesa më konsideruese e startup-eve të hapet në Tiranë. Besojmë fort që është e domosdoshme që ne të krijojmë një artë sa më dinamike në të gjithë territorin”, tha Demo.

Objektivi i gjashtë është përmirësimi i mjedisit urban përmes mbulimit të plotë territorit për menaxhimin e mbetjeve, por jo vetëm.

“Në këtë kontekst jemi duke punuar ngushtësisht me shumë bashki për sa i përket mbulimit të 100% të territorit, por në të njëjtën kohë dhe duke plotësuar ato standarde që tashmë do të jenë detyruese si rrjedhojë integrimi i Bashkimit Europian, duke filluar me riciklimin dhe jo vetëm”, theksoi Demo.

Ndërsa objektivi i shtatë është transporti urban publik.

“Jemi duke trajtuar një numër të konserueshëm bashkish që do të jenë model i kësaj nisme. Transporti do të jetë i bazuar në autobusa elektrike. Bashkia e parë e cila do të pilotohet do të jetë brenda tremujorit të fundit të këtij viti. Kjo do të jetë një mundësi transformimi rrënjësor për këtë shërbim në nivel lokal. Qeveria qendrore do t’i vijë në ndihmë bashkive për të kaluar barrierën e parë që është një barrierë jo e vogël përsa i përket investimit kapital për të krijuar kapacitet, për të ofruar këtë shërbim në standardet e duhura”, vuri në dukje Demo.

Objektivi i tetë është është nxitja e jetesës së shëndetshme nëpërmjet hapësirave të reja rekreative, sportive në nivel vendor.

“Janë evidentuar tashmë nga bashkia e tij 140 spote në nivel kombëtar për të krijuar këto pole të reja, të cilat do të jenë të mbështetura jo thjesht me programet e qeverisë qendrore, por patjetër edhe në bashkëpunim me partnerët të tjerë siç mund të jenë ë edhe entitete si Federata Shqiptare e Futbollit e të tjerë me radhë”, nënvizoi Demo.

Më tej Demo u ndal tek objektivi i 10, i cili është forcimi i kapacitetit të bashkive për sa i përket mirëmbajtjes së aseteve të cilat kanë territor.

“Këtu bëhet fjalë për ngritjen ë e një flote të re logjistike që ne e kemi lançuar dhe më parë. Tashmë jemi në fazën e ekzekutimit të këtij procesi. Kjo do të jetë një flotë, e cila do të bazohet në nivel vendor. Do t’i përgjigjet nevojave që kanë bashkitë përsa i përket parandalimit të rasteve sidomos me përmbytjet, por në të njëjtën kohë fuqizimin e infrastrukturës vendore për sistem vaditje më të mirë dhe për të krijuar infrastrukturë lokale më të mirë për të garantuar akses sidomos në zonat rurale”, tha Demo.

Ministri Demo bëri të ditur se objektivi 11 është zhvillimi i qyteteve inteligjente nëpërmjet smart city.

“Kjo do të kërkojë në vetvete një ndërthurje të sistemeve të ndryshme që sot bashkitë kanë në përdorim. Kuptohet edhe duke u ndërthurur me programin kombëtar për sa i përket smart city. Në qoftë se këto sisteme do të jenë bashkarisht krijojnë një mjet të rëndësishëm përsa i përket menaxhimit të qyteteve në nivel në nivel vendor”, tha Demo.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com