“Asgjë në botë nuk na ndal!”, Berisha: Kostoja e jetesës është rritur me 60%
Kreu i PD Sali Berisha ka njoftuar se kur do të mbahet protesta e radhës.
Më 23 maj është planifikuar të mbahet zgjedhja e kreut të PD.
Le të sillet nga të sillet, por u garantoj se ai veten nuk e merr më kurrë.
Pavarësisht se duhet pranuar që ai kishte mbështetje nga superfuqia propagandistike më e madhe e kohës, që ishte dhe vazhdon të mbetet, Xhorxh Sorosi si udhëheqës i marksist-leninistëve, i ekstremizmit të majtë në SHBA, Evropë, Azi dhe kudo në botë.
Por ne përsëri qëndrojmë, të bindur në fitoren tonë.
Një nga parafolësit foli këtu për AKSHI-n.
U falënderoj për ekspozenë që bëtë.
Kurrë ndonjëherë sot shqiptarët, si asnjë komb tjetër, kanë të vjedhura të dhënat e identitetit të tyre.
Të dhënat më të çmuara.
Të dhëna në mirëbesim shtetit të tyre.
Po shteti i gangsterëve, shteti i karteleve, shteti i trafikantëve, të dhënat e qytetarëve ua dorëzoi atyre.
Institucionet i kanë ata.
Ndaj dhe siç e dini nuk ka sot pronar që ka pronën e tij të sigurt sepse me ligjin e ri të investimeve dhe duart e zeza mbi kadastrën dixhitale kanë falsifikuar çdo pronë.
Kanë transferuar çdo pronë.
Kanë zhdukur çdo pronë.
Nuk ka sot qytetar që ka gjë të sigurt në këtë vend.
E thatë bukur, siguria e ilaçeve është zero.
Shqipëria është importuesi i plehrave medikale të Evropës, ato që hyjnë në Shqipëri janë të gjitha ilaçe të skaduara me etiketa të ndërruara.
Shqipëria është vendi i importimit të ushqimeve të skaduara, i sigurisë ushqimore zero.
Mafia nuk ka shpirt.
Mafia nuk ka parime.
Mafia nuk ka atdhe, nuk ka komb, nuk ka fe.
Ka vetëm paranë dhe krimin, krimn dhe paranë dhe ky është regjimi i Edi Ramës.
Ndaj dhe, unë e kuptoj, të gjithë keni një pyetje në mendjen tuaj, kur është kryengritja tjetër?
Ditët më të para pas përfundimit të proceseve në parti.
Asgjë në botë nuk na ndal ne në misionin tonë pa larguar nga pushteti narkodiktatorin dhe regjimin e tij.
Pa rikthyer në Shqipëri votën e lirë, shpresën, besimin, të ardhmen e shqiptarëve.
Rrofshi ju, rroftë Shqipëria.”, tha ai
Berisha theksoi se beteja e PD-së është betejë për shpëtimin kombit.
“Opozita është në këmbë sepse ajo ka një raport tjetër me të vërtetën dhe kjo e bën atë dhe i bën qytetarët shqiptarë njerëzit më dinjitozë të kombit”, tha Berisha.
Më tej Berisha duke iu drejtuar qytetarëve theksoi se kostoja e jetesës në Shqipëri është rritur me rreth 60% gjatë pesë viteve të fundit. Sipas tij, rritja e çmimeve ka ndikuar drejtpërdrejt në përkeqësimin e kushteve të jetesës.
“60 për qind është rritur kostoja e jetesës në Shqipëri si në asnjë vend tjetër në 5 vitet e fundit. Si do jetojnë shqiptarët? E ka bërë Shqipërinë një vend të pajetueshëm. Por ne qëndrojmë. Ne jemi këtu të betuar, të pamposhtur në qëndresën tonë”, tha Berisha.
Berisha tha se opozita mbështet integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, duke theksuar se vendi duhet të mbetet “në hapësirën perëndimore dhe evropiane”.
Fraksion.com

