AktualitetPolitikëTë fundit

“Pro integrimit europian”, Berisha: Nuk duam kurrë që ky vend të përfundojë në hapësira të tjera

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi këtë të hënë protestën e radhës para godinës së Këshillit të Ministrave, ku mbajti sërish një fjalim të ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë.

Berisha deklaroi se “opozita shqiptare është e pamposhtur”, duke theksuar se ajo po qëndron për “të sotmen dhe të ardhmen e shqiptarëve”, pavarësisht presioneve politike dhe sulmeve ndaj saj.

Lideri demokrat e cilësoi Shqipërinë si “narkoshteti i parë dhe i vetëm në Europë”, ndërsa akuzoi qeverinë se mbështetet te kartelet e drogës, korrupsioni dhe vjedhja e pasurisë publike. Sipas Berishës, regjimi i Ramës ka sjellë varfërim të shqiptarëve dhe rritje të kostos së jetesës.

“Dhe se përveç kriterit gjeopolitik, me regjimin e Edi Ramës nuk plotëson absolutisht asnjë kriter tjetër, asnjë standard tjetër për integrimin e saj në BE. Por ne mbështesim integrimin. Po pse? Se mund të thoni pse e mbështesni. Jo, gjeopolitika është forcë natyrale.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com