Berisha: Integriteti i prokurimeve publike ka rënë me 14 pikë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot se “integriteti i prokurimeve publike ka rënë me 14 pikë, krahasuar me kohën kur PD ishte në pushtet”.
Gjatë një konference për medie, Berisha u shpreh se “qeverisja e PD-së mori çmim të dytë në botë nga OKB për transparencë në prokurime”.
“Shqipëria, siç dihet, është vendi i parë në botë që aplikoi sistemin digjital të prokurimeve, për çka në vitin 2010, OKB i akordoi Shqipërisë çmimin e dytë në botë për transparencën në shërbimin civil”, u shpreh Berisha.
Sipas tij, në periudhën 2010-2012, integriteti i prokurimeve publike vlerësohej 80 për qind.
“Integriteti i prokurimeve publike pas kësaj periudhe ka rënë në një mesatare 70 për qind. Ka rënë me 10 pikë dhe jo vetëm kaq, por në vitin 2026 kjo rënie është në 66 pikë, është një rënie prej 14 pikësh”, shtoi Berisha.
Berisha e konsideroi këtë rënie dramatike, ndërkohë që theksoi se teknologjia e vitit 2026 është më e avancuar dhe lejon mundësi më të madhe, por procesi jo vetëm që nuk njohu përmirësim, por njohur përkeqësim progresiv.
Fraksion.com
