Ndërron jetë 34-vjeçari në Vlorë, humbi kontrollin e mjetit dhe e përplasi me murin

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar paraditen e kësaj të marte në Vlorë. Sipas informacionit paraprak të policisë, rreth orës 11:10, në aksin rrugor Panaja–Novoselë, shtetasi A.H., 34 vjeç, banues në Novoselë, duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi mjetin.
Si pasojë, automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një mur.
34-vjeçari është transportuar me urgjencë në spital, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.
Fraksion.com
