AktualitetPolitikëTë fundit

Marrëveshja 6 mld $ me SHBA-të, Karakaçi tregon 3 elementet e projektit

Shqipëria ka nënshkruar këtë të martë, 28 prill, një marrëveshje energjetike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me nënkontraktore Greqinë. Bëhet fjalë për një marrëveshje mes Venture Global, Aktor LNG dhe Shqipërisë, e cila parashikon një angazhim 20-vjeçar për furnizimin me gaz natyror të lëngshëm (LNG) nga SHBA-të.

Ky projekt, me vlerë 6 miliardë dollarë, synon të forcojë sigurinë energjetike dhe njëkohësisht sigurinë kombëtare në të gjithë rajonin, duke e pozicionuar Shqipërinë si një aktor të rëndësishëm në hartën energjetike të Ballkanit.“Siguria energjetike ka lëvizur ka lëvizur dhe është në krye të agjendës sonë kombëtare. Për Shqipërinë do të thotë që të merren hapa konkrete për të forcuar energjizimin dhe për të ndërtuar një sistem që është i qëndrueshëm dhe i orientuar nga e ardhmja. Në këtë kontekst Shqipëria po merr hapa për të transformuar sistemin e saj energjetik”, tha ministri Karakaçi, gjatë një konference për shtyp, përpara nënshkrimit të kësaj marrëveshje.
Më tej ministri tha se vendi ynë do të diversifikojë kombinimin energjetik. Sipas tij, qendra e re e Vlorës do të pozicionojë vendin tonë si një portë strategjike në rajonin e Ballkanit, duke e lidhur importin e gazit.” Gjatë fjalës së tij Karakaçi tregoi dhe tre elementet kryesore në të cilën do të referohet marrëveshja.

“Siguria energjetike ka lëvizur dhe është në krye të agjendës sonë kombëtare. Për Shqipërinë do të thotë që të merren hapa konkrete për të forcuar energjizimin dhe për të ndërtuar një sistem që është i qëndrueshëm dhe i orientuar nga e ardhmja. Në këtë kontekst, Shqipëria po merr hapa për të transformuar sistemin e saj energjetik. Në zemër të këtij transformimi qëndron partneriteti ynë strategjik me SHBA, për të ndërtuar një të ardhme energjetike të qëndrueshme. Një shtyllë e vizionit është transformimi i qendrës së Vlorës, i cili është një nga komponentët që do të përcaktojë rolin e Shqipërisë në këtë hartë energjetike. Sjell disa elemente kyçe: së pari, rijetëzimi i impiantit të Vlorës; së dyti, zbatimi i kapaciteteve të brezit të dytë dhe së treti riklasifikimi i infrastrukturës. Po kështu edhe ndërtimi i tubacionit Fier-Vlorë, të transmetimit të gazit. Të gjitha këto krijojnë një siguri që do të rrisë kapacitetin prodhues të energjisë në Shqipëri. Do të diversifikojnë kombinimin energjetik. Qendra e re e Vlorës do të pozicionojë vendin tonë si një portë strategjike në rajonin e Ballkanit, duke e lidhur importin e gazit”.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com