Ambasadorja e SHBA-ve në Greqi, Guilfoyle: Shqipëria, rol të madh në rajon sa i përket energjisë
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Greqi, Kimberly Guilfoyle, vlerësoi Shqipërinë si një partner “të palëkundur” të SHBA-së dhe një vend me rëndësi të madhe strategjike për Ballkanin dhe Evropën Juglindore.
Gjatë fjalës së saj në Kryeministri, ku u nënshkrua marrëveshja për sigurinë energjitike, ndërmjet Shqipërisë, SHBA-së dhe Greqisë, ambasdaroja amerikane theksoi se “marrëveshja 6 miliardë dollarëshe për gazin natyror tregon që Shqipëria po luan një rol në rritje si ndërlidhës në Ballkanin Perëndimor”.
Sipas Guilfoyle, kjo nismë përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt rritjes së bashkëpunimit rajonal, forcimit të sigurisë energjetike dhe ndërtimit të një të ardhmje më të qëndrueshme dhe të begatë për Evropën Juglindore.
“Çfarë nderi është që gjendem këtu në Shqipëri, një partner i palëkundur i SHBA-së dhe një vend me rendësi të jashtëzakonshëm strategjike për Ballkanin dhe Evropën krah mikut tonë shumë të mirë kryeministrit Edi Rama. Ka dy marrëveshje shumë të rëndësishëm që po nënshkruhen sot, është marrëveshja 6 miliardë dollarëshe për gazin natyror që tregon se Shqipëria po luan një rol në rritje si ndërlidhës në Ballkanin Perëndimor. Forcimi i bashkëpunimit rajonal dhe ndihma për të formësuar një të ardhme më të sigurt dhe të begatë për Evropën Juglindore.
“Ky ndërveprim forcon sigurinë energjetike dhe kombëtare për rrjedhojë. Në sektorin energjetik, siguria, begatia, mirëqenia, shkojnë krah për krah. Memorandumi i mirëkuptimit për studimin, zhvillimin, ndërtimin dhe vënen në veprimtari të një qendre thelbësore energjetike, përfshi një impiant gazi, dëshmojnë rëndësinë që qeveria shqiptare i kushton energjisë së qëndrueshme për të mirë të qytetarëve shqiptarëve”, tha ajo.
Ambasadorja theksoi se “presidenti Trump ka qenë një kampion i zjarrtë i sigurisë energjetike”.
“Vizioni dhe veprimet e tij kanë përforcuar faktin se, ofrimi i një energjie të diversifikuar dhe të qëndrueshme, forcojnë SHBA-të dhe aleatët tanë strategjikë. Administrata Trump e ka ngritur bashkëpunimin energjetik si një shtyllë në mbarë botën dhe nënshkrimi i sotëm është një manifestim i prekshëm i kësaj përpjekje.
Sipas Guilfoyle, Shqipëria dhe Greqia janë më shumë sesa fqinj të afërt.
“Ata ndajnë interesat e sigurisë, lidhjet të thella njerëzore dhe një bashkëpunim në rritje ekonomik. Kur SHBA-Shqipëria dhe Greqia punojnë së bashku qoftë në tregti dialog rajonal energji i gjithë rajoni i Ballkani Perëndimor përfiton”, tha ajo.
Guilfoyle theksoi se Shtetet e Bashkuara mbështesin një Ballkan Perëndimor më të lidhur, më të sigurt energjetikisht dhe më të begatë dhe se Shqipëria është thelbësore për këtë vizion.
“SHBA mbështesin gjithmonë rajonin e Ballkanit që është më i ndërlidhur, më i sigurt energjetik dhe që është më i begatë dhe Shqipëria është thelbësore për këtë vizion. Energjia, që është thelbi i kësaj marrëveshje, mbështet vizionin e presidentit Trump për një dominance energjetike dhe mbështet themelet për një paqe e prosperitet afatgjatë.
“Bota formësohet jo nga ajo që themi sot, por nga ajo që zgjedhim të bëjmë nesër. Le të vazhdojmë të gjithë të punojmë së bashku në partneritet midis qytetarëve të SHBA-së dhe qytetarëve shqiptar, midis qeverive e presidentëve, për të rritur ekonomitë tonë, për të rritur sigurinë për t’i sjellë njerëzit tanë me afër me njëri tjetrin”, tha Guilfoyle.
Fraksion.com

