Emigranti shqiptar në Britani tenton të përdhunojë 12-vjeçaren: Mos më ktheni mbrapsht, kërkoj falje
Një emigrant ilegal shqiptar në Britani ka tentuar të përdhunojë një 12-vjeçare.
Sipas një videoje të publikuar në rrjetin X, Ershad Kurtaj është kapur nga disa britanikë.
Kurtaj jeton në një hotel emigrantësh të financuar nga taksapaguesit dhe përfitonte ndihmë ekonomike nga qeveria britanike.
Në video, atij i njoftohet se do të arrestohet dhe “me shpresë, të vuajë dënimin e të kthehet në Shqipëri.”
Kurtaj lutet duke thënë “jo” që mos ta kthejnë mbrapsht e më pas përlotet e kërkon falje.
“Doje ta shihje lakuriq. 12 vjeçe. Është fëmijë”, dëgjohet t’i thotë gruaja duke e kritikuar se ka ardhur ilegalisht nga Shqipëria në Britani për të përdhunuar fëmijët.
Fraksion.com

