Arrestimi i Ervin Matës në Brazil, detaje: Po pushonte në një lokal në Sao Paolo, nuk bëri rezistencë
Detaje të reja janë zbuluar në arrestimin e Ervin Matës në Brazil.
Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, ka zbuluar në “Breaking” në Top News disa detaje që sollën vënien në pranga të Matës.
39-vjeçari po pushonte në një lokal në qytetin e Sao Paolo, në një zonë turistike.
Sipas burimeve, Mata nuk bëri rezistencë, por iu deklarua autoriteteve si paraguaian.
Mata rezulton i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK që prej vitit 2023 për përfshirje në trafikun e sasive të mëdha të kokainës dhe drejtim të një grupi të strukturuar kriminal që vepronte në disa shtete.
Fraksion.com

