Terror në Athinë: 89-vjeçari shkon në dy institucione dhe hap zjarr me armë, plagos 1 burrë dhe 4 gra. Arratiset
Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot kryeqytetin grek Athinë, ku një burrë 89-vjeçar ka hapur zjarr në dy institucione të ndryshme, duke lënë disa persona të plagosur dhe duke u larguar nga vendngjarja.
Të gjitha viktimat janë dërguar në spitalin “Kryqi i Kuq”, ndërsa sipas mjekëve plagët e tyre janë të lehta dhe jashtë rrezikut për jetën. Dëshmitarë okularë kanë përshkruar skena paniku brenda ndërtesave, duke thënë se autori ka qëlluar disa herë dhe më pas është larguar me shpejtësi, duke lënë pas edhe letra të ndryshme.
Autoritetet greke kanë nisur një operacion të gjerë kërkimi për kapjen e tij, ndërsa raportohet se ai është i njohur si mbledhës mbeturinash dhe dyshohet se vuan nga probleme psikologjike. Policia po heton gjithashtu mënyrën se si autori arriti të lëvizte mes dy institucioneve pa u ndaluar dhe nëse ka pasur ndonjë ndihmë të mundshme gjatë arratisjes së tij.
Fraksion.com

