U gjet i pajetë në banesë me shenja dhune në trup – Identiteti: Të gjithë familjarët në komisariat
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bulgarec të Korçës, ku një 78-vjeçar është gjetur i vdekur brenda banesës së tij, teksa në trup i janë gjetur shenja dhune.
Mësohet se i moshuari Gëzim Vija ishte i divorcuar dhe jetonte i vetëm në banesë prej 25 vitesh.
Viktima ka 4 fëmijë, ku dy prej tyre jetojnë në Korçë ndërsa dy të tjerë jashtë shtetit.
Në komisariat po çohen të gjithë familjarët për të deklaruar pasi nuk ka ende një motiv për ngjarjen.
Fraksion.com

