AktualitetPolitikëTë fundit

“Si mund t’i veshim godinat e qytetit si zhele”, Paketa për mbrojtjen e pronës dhe territorit, Rama: Jo më fasada nga ndërtues që nuk dallojnë më shumë se 4 ngjyra

Kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja në prezantimin e paketës së masave ligjore për mbrojtjen e pronës dhe territorit.

Edi Rama: Njerëzit nuk vishen vetëm të mbrohen nga i ftohti. Njeriu përpiqet të vishet me shije. Si mund t’i veshim godinat e qytetit si zhele. Si mund të transformohet fasada nga ndërtues që nuk mund të dallojnë më shumë se katër ngjyra.

Nuk do të lidhet drita dhe uji, deri në ditën që do të merret certifikata e përdorimit. Edhe për lokalet. Se thonë pastaj unë paguaj taksa, ndërkohë që operojnë pa leje.

Duhet në këtë fazë ku jemi dhe në vitet që kemi për të hyrë në familjen europiane, të ndajmë mirë se çfarë është e publikut, çfarë është e individit, çfarë është e brezave që vijnë dhe çfarë është e brezave që sot punojnë. Këto duhen ndarë se ndryshe nuk shkojmë dot larg. E kemi bërë këtë vend më të jetueshëm, por duhet të hedhim një hap shumë të rëndësishëm përpara.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com