“Mosha e ka lajthitur komplet”, Rama sulmon Berishën nga Devolli: Hyni në gjynah nëse e votoni kënetën, mbani rrugëve një njeri që duhet të ishte në shtëpi
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me qytetarët e Devollit, në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit.
Gjatë fjalës së tij, Rama u bëri thirrje banorëve të votojnë për të ardhmen dhe stabilitetin, ndërsa nuk i kurseu ironitë në drejtim të kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha
“Mirë që gjithë këto vite nuk u gjet asnjë djalë, asnjë nip që t’i thoshte baba bufit lere këtë muhabet, por sot zogjtë e tij e marrin me tendë dhe e sjellin vërdallë në Shqipëri, një njeri të mbaruar pa shprese. Mosha e ka lajthitur komplet.
Fraksion.com

