AktualitetPolitikëTë fundit

Berisha shfaqet me kokoren e minatorit në Bulqizë: Rama të vijë të dëgjojë hallet tuaja, jo me Lamborghinin e Noizyt

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka surprizuar gjatë takimit të tij në qytetin e Bulqizës.

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha është shfaqur me kokoren e minatorit në Bulqizë gjatë takimit elektoral.

Berisha në fjalën e tij tha se qeverisja e PD do të rregullojë statusin e minatorit.

“Do rregullojmë statusin e minatorit. Do të kujdesemi për shëndetin e minatorit. Do keni edhe kartën e konsumatorit, ku do të blini 20 përqind gjithçka dhe këtë do e përballojë shteti. Kauza juaj është e drejtë dhe kjo kauzë triumfon përfundimisht më datë 11 maj. Shqipëria dhe ne do ua kthejmë borxhin ju”, deklaroi Berisha.

“Tju bëj një pyetje, çfarë i hyn në punë minatorëve që rraskapiten 8 orë në galeri, Lamborgini i Noizyt. Më thoni ju mua, çfarë ju sjell minatorëve Lamborgini i Noizyt.

Sot ai në Devoll tha Berishën e ka rrjedhur mosha, unë i them t’i je i trembur. Ti bën si rrjedhur, hajde këtu në sallë të dalim para këtyre burrave, po ta mbajti hajde këtu, mos dil me Lamborginin e Noizyt. Dëgjoji këta njëherë çfarë sakrifice bëjnë”-u shpreh Berisha.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com