AktualitetPolitikëTë fundit

“Lubi Balluku ka menaxhuar mbi 12 mld euro këto vite, janë investuar vetëm 1.3”, Berisha: Luftë me zero tolerancë ndaj krimit dhe korrupsionit

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur nga selia blu mbi strategjinë e financimit të premtimeve të partisë, ndërsa ka akuzuar zv/kryeministren Belinda Balluku për keqmenaxhim të fondeve të investimeve.

Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se faturat totale të investimeve që Balluku, të cilën e etiketoi si “Lubi Balluku” ka menaxhuar në vitet e fundit arrijnë në 12 miliardë euro. Megjithatë, sipas tij, nëse shqyrtohen objektet një nga një, vlera reale e investimeve nuk kalon 1.3 miliardë euro.

 

“Fondi do të mjaftojë pa asnjë lloj dyshimi dhe do të ketë projekte më të fuqishme në punët publike se gjer më sot,” u shpreh ai. Berisha theksoi se në qendër të përpjekjeve të PD-së do të jetë lufta pa tolerancë ndaj krimit dhe korrupsionit, duke shtuar se kjo luftë do të garantojë të gjitha burimet financiare për të mbajtur premtimet e partisë.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com