Berisha: Do të heqim çdo detyrim fiskal për pensionistin që punon
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha prezantoi sot programin e PD-së për pensionistët. Kryedemokrati premtoi se kur PD të vijë në pushtet do të heqë çdo detyrim fiskal për pensionistin që punon.
“Ne do të heqim çdo detyrim fiskal për pensionistin që punon, për ato që fiton. Do të përjashtohet nga çdo lloj detyrimi, sigurimesh apo të tjerash”, tha Berisha.
Duke folur për dividentin, Berisha tha se “dividenti është një taksë e padrejtë, sepse vendos tatim mbi tatim”.
“Kam qenë gjithnjë për heqjen e tij, dikur nuk e kemi pasur në vitet ’90. Tani specialistët nuk janë shumë dakord për heqjen e tij, por pas vendosjes së taksës së sheshtë, ju garantoj se paketa tjetër do të bëjmë çmos që ta heqim fare taksën për dividentin. Nuk duhet të ekzistojë”, tha Berisha.
Berisha premtoi po ashtu “analiza falas” për pensionistët.
“Analizat falas për pensionistët do t’i vendosim që muajt e parë. Pa asnjë mëdyshje”, tha Berisha.
Fraksion.com

