Kush është 15-vjeçari që theu sigurinë e faqeve shtetërore, pse vendosi t’i bllokonte
Detaje të reja kanë dalë në dritë rreth një 15-vjeçari, i cili sipas hetimeve të autoriteteve është përgjegjës për ndërhyrjen në mënyrë të paautorizuar në të dhënat kompjuterike të disa institucioneve shtetërore (email-e dhe faqe zyrtare), duke shkaktuar ndërprerjen e funksionimit të tyre për periudha të caktuara kohore.
Mësohet se i mituri është me aftësi të veçanta dhe i apasionuar pas teknologjisë, ndërsa nuk ka lidhje me veprimtari kriminale sipas asaj që kanë zbuluar hetimet.
Si rezultat i veprimtarisë së tij, 15-vjeçari arriti të merrte aksesin e dy faqeve, por duke arritur që vetëm t’i bllokonte ato.
Fraksion.com

