AktualitetBota+Të fundit

Ish-presidenti polak shpreh “tmerrin” për trajtimin e Zelenskit

Ish-presidenti polak dhe fituesi i çmimit Nobel për Paqe, Lech Walesa dhe dhjetëra disidentë të tjerë të epokës komuniste kanë nënshkruar një letër drejtuar Donald Trump për të shprehur “tmerrin” e tyre për trajtimin e tij ndaj Volodymyr Zelensky.

“Ne e pamë me tmerr dhe neveri mbulimin e bisedës suaj me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky”, thuhet në letrën, e cila u nënshkrua nga Walesa dhe 39 ish të burgosur politikë të tjerë polakë.

“Ne i konsiderojmë ofenduese pritjet tuaja në lidhje me shfaqjen e respektit dhe mirënjohjes për ndihmën materiale të ofruar nga Shtetet e Bashkuara për Ukrainën në luftën e saj me Rusinë”, vijon letra.

Mirënjohja u takon ushtarëve heroikë ukrainas që derdhën gjak në mbrojtje të vlerave të botës së lirë.

“Ne nuk e kuptojmë sesi lideri i një vendi që është simboli i botës së lirë mund të mos e shohë këtë”, thuhet në letrën, e cila u publikua në faqen e Walesës në Facebook.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com