Erdogan mbrin në Presidencë, pritet me ceremoni zyrtare, Begaj: Mirë se vjen miku i Shqipërisë dhe shqiptarëve
Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan ka mbërritur në Presidencë.
Erdogan është pritur nga ana e kreut të shtetit shqiptar, Bajram Begaj. Begaj shkroi në rrjetet sociale se presidenti turk është një mik i mirë i Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Presidenti i Turqisë është pritur në ceremoni zyrtare, teksa në Presidencë është luajtur himni shqiptar e ai turk.
Sipas agjendës pas takimit me Begajn, ai do takohet me kryeministrin Edi Rama. Më pas ai do të ketë një konferencë për mediat me Ramën, ndërsa në orët e pasdites do të marrë pjesë në inaugurimin e xhamisë së Namazgjasë.
Agjenda parashikon që kreu i shtetit turk të largohet nga Shqipëria pasdite, ku më pas do t’i drejtohet Beogradit dhe do të zhvillojë disa takime.
Erdogan ndodhet në Shqipëri, për të përuruar Xhaminë e Namazgjasë, ndërsa do takohet edhe me liderët shtetërorë të vendit tonë.
Fraksion.com

