Life StyleTë fundit

“Janë probleme ligjore”, Heidi tregon çfarë ka ndodhur mes saj dhe Massimilianos

Meritoni ka insistuar mbrëmjen e djeshme të dijë më shumë për Heidin dhe ish-banorin e “Grande Fratello”, Massimiliano Varrese. Ai e ka pyetur sesi qëndron e vërteta për raportin e tyre dhe daljen nga formati italian, ndërsa Heidi u përgjigj se me të tashmë e lidhin vetëm probleme ligjore që nisën pas daljes së saj nga formati. Heidi më pas nuk ka dashur të flasë më për të ndonëse, Meritoni i ka drejtuar disa pyetje të tjera.

Pjesë nga biseda:

Meritoni: Massimiliano po thotë që do të përplasem me Heidin në “Big Brother VIP” për arsye të tuat që i ke se janë publike

Heidi: Është diçka që të bëjnë me realitetin tonë këtu brenda?

Meritoni: Ti reagove dhe the duhet me u marrë me të sepse ka diçka që…

Heidi: Kam të drejtën mos të flas për atë gjë sepse janë gjëra ligjore brenda

Meritoni: Çfarë gjërash? Cili është problem?

Heidi: Problemi është që unë kam pasur përplasje me të, që ka zgjatur edhe pasi dola nga shtëpia

Meritoni: Çfarë përplasjesh?

Heidi: Zënka, debate

Meritoni: Deri në çfarë shkallë

Heidi: Ofendime, sharje. Pas daljes nga shtëpia kam dhënë intervista që kam folur me linjën time, kam vazhduar me idetë e mia. Ai ka dalë më vonë, ka bërë edhe ai intervistat e veta dhe është përgjigja e tij që do të jetë përfolur. Kur janë dy televizione në mes nuk duhet të flas, nuk e them unë po e thonë avokatët

Meritoni: Çfarë ka ndodhur që shkuat deri në probleme ligjore?

Heidi: Janë probleme mes meje dhe televizionit italian. Ka të bëjë me daljen time. Dola sepse më erdhi babi

Meritoni: Paske probleme edhe me formatin edhe me personin

Heidi: Nëse kam probleme të tilla nuk mund të flas për asgjë situatë në atë format. Kam të drejtën të mos flas, ma kanë respektuar edhe produksioni.

Meritoni: Po të pyes se çfarë ka ai me ty?

Heidi: Është puna ime Meriton

Meritoni: Ky është problem, i ndërrove.

 

Fraksion.com