AktualitetBota+Të fundit

Koreja e Jugut zbulon shkëmbimin mes Putinit dhe Kim-Jong un: Moska mori municione në këmbim të ushqimeve

Ministri i Mbrojtjes së Koresë së Jugut, Shin Won-sik, ka konfirmuar se Pheniani ka dërguar miliona predha artilerie në Rusi në këmbim të ushqimit.

Furnizimet ushtarake u dërguan për të mbështetur luftën e Moskës kundër Ukrainës në këmbim të ushqimit dhe furnizimeve të tjera humanitare.

Ministri i Mbrojtjes i Koresë së Jugut ka thënë Koreja e Veriut dërgoi 6.700 kontejnerë në Rusi, të cilat mund të mbanin afërsisht 3 milionë predha artilerie 152 mm ose 500 mijë predha artilerie 122 mm.

“Ndërsa fabrikat e armëve të Koresë së Veriut operojnë me 30 për qind kapacitet për shkak të mungesës së lëndëve të para dhe energjisë elektrike, disa fabrika po operojnë me kapacitet të plotë, kryesisht duke prodhuar armë dhe predha për Rusinë”, tha Shin.

Komentet e tij vijnë ndërsa Ukraina po ka mungesa municionesh për shkak të vonesës së ndihmës perëndimore dhe pushtimi rus ka hyrë në vitin e tretë.

Fraksion.com