AktualitetEkonomiPolitikëTë fundit

Rama: Mbi 4 milionë litra naftë pa taksa për punimet e mekanizuara në bujqësi

Vijon shpërndarja e kartave të naftës falas për fermerët nga Skema Kombëtare e Mbështetjes 2023.

Kryeministri Edi Rama, në një postim në rrjetet sociale bëri sot të ditur se “ndërkohë që kemi rritje të mëtejshme të eksporteve bujqësore, deri tani 19,412 fermerë janë pajisur me kartën e naftës”.

“Baraz me një sasi prej 4,138,198 litrash, për kryerjen e punimeve të mekanizuara në bujqësi në një proces që vijon me furnizim me naftë falas nga Skema Kombëtare e Mbështetjes 2023”, shtoi ai.

Nëpërmjet kësaj mase, e cila ka për qëllim uljen e kostove, fermerët përfitojnë mesatarisht 70-100 litra naftë falas për çdo hektar tokë të mbjellë, në varësi të kulturave bujqësore.
Sipas AZHBR-së, interesi i fermerëve për të përfituar nga Skema Kombëtare është tejet i lartë dhe kjo falë mbështetjes financiare për këtë sektor, që ka qenë çdo vit në dispozicion të tyre.

Skema e mbështetjes për naftë falas vijon për të tretin vit radhazi me një buxhet prej 1.4 miliardë lekë.

Sasia e naftës së përcaktuar mund të tërhiqet deri në datën 31 dhjetor 2023.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com