Life StyleTë fundit

Jori Delli sërish në ekran. Ja ku do e shohim së shpejti

Vitin që shkoi u transmetua për herë të parë ‘Kepi i Tundimeve’. Programi u regjistrua në ditët e ngrohta të verës, në një ambjent luksoz, me disa të rinj dhe të reja të gjithë beqar. Ata bashkëjetuan me njeri-tjetrin për 20 ditë, duke u argëtuar nëpërmjet sfidave të ndryshme por jo vetëm, qëllimi ishte t’i rezistonin tundimeve në ditët e nxehta të verës.

Ndërkohë, këtë vit duket se do ketë ndryshime dhe risia kryesore është pjesëmarrja e personazheve të njohura. Një prej të cilave Jori Delli. Kjo e fundit ka thënë në “E Diell” se programi do quhet tani “Kepi i VIP-ave”.

“Unë kam një projekt shumë të bukur sepse rikthehet Kepi i Vip-ave dhe do jem një nga pjesëmarrëset.”-tha ajo.

Ed Manushi zbuloi se ‘Kepi i tundimeve’ me autore Olsa Muhametin këtë herë vjen totalisht ndryshe. Ai do transmetohet nga fillimi i korrikut dhe do jetë Prime-Time të dielave. Thuhet se programi do moderohet nga Kiara Tito por lajmi nuk është konfirmuar ende.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com