Arrestimi i Vangjush Dakos, reagon Berisha: Mbahet në burgun e VIP-ave që përcaktojnë kushtet njësoj si Escobar-i
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me arrestimin e ish-kreut të bashkisë Durrës Vangjush Dako.
Berisha bazohet tek mesazhi që i sjell qytetari dixhital që thotë se vendimi për urdhër arrestin është bërë 4 ditë më parë por e ka bllokuar Edi Rama.
Sipas Berishës, Dako po mbahet në burgun e të privilegjuarve që edhe këtë herë përmes qytetarit dixhital shfrenon fantazinë dhe pretendon se është burgu i VIP-ave që i ngjan atij të ish-lordit të drogës, Pablo Escobar.
Ndonëse raportohet se Vangjush Dako është vetëdorëzuar në Tiranë, Berisha thotë se është në burgun e VIP-ave ku i përcakotjnë vetë kushtet.
“Gjykatësi firmosi para 4 ditësh urdhërin e arresit të Dakos. Rama e bllokoi atë! Gjushi mbahet në burgun e të privilegjuarve! Përshëndetje doktor. Asnjë nuk e trajton se pse vendimi i arrestit është nxjerrë të premten me firmën e gjyqit. Kurse ekzekutimi bëhet pas 4 ditësh.
Kush e bllokoi? Sigurisht Rama! Kompromis? Në burgun e Durrësit është bërë gati dhoma tek sektori shëndetësor. Perderisa po hetohen nga SPAK-u, duhet të qëndrojnë ose tek 313 ose 302. Ai sektor po bëhet burgu i VIP-ave dhe të kujton paraburgimin e Eskobarit ku ishte ky që i përcaktonte kushtet…. miqësisht”, shkroi Berisha.
Fraksion.com

