Tensionet në Veri, Borell: Menduam se gjërat u qetësuan pas marrëveshjes për targa
Për situatën në veri të Kosovës, ka folur edhe një herë, Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.
Ai i shpreh i shqetësuar me situatën e krijuar në veri të Kosovës, ku barrikadat vazhdojnë të bllokojnë rrugët përkundër që Kosova ka shtyrë për në prill zgjedhjet e 18 dhjetorit.
Kryediplomati i Bashkimit Evropian ka thënë se menduan se gjërat u qetësuan pas marrëveshjes për targat, mirëpo serbët e Kosovës pas arrestimit të ish-policit serb u përgjigjën me probleme dhe me bllokim të rrugëve dhe se kjo sipas tij ishte e papranueshme
Më tej, z. Borrell ka shtuar se bisedoi edhe me kryeministrin tonë Albin Kurti por edhe me presidentin serb Aleksandër Vuçiq në telefon.
“Unë e di se dy palët janë të gatshme për de-eskalim dhe fuqishëm i thërras të dyja që ta bëjnë. Në këtë rast kam qenë në lidhje me kryeministrin Albin Kurti, Miroslav Lajcak ka qenë në kontakt me presidentin Aleksandër Vuçiç në Serbi.” – ka thënë Borrell.
Borrell kishte qenë shumë i rëndësishëm në arritjen e marrëveshjes së 23 nëntorit në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo kishte evituar tensionet bazuar në çështjen e targave ilegale.
Paraprakisht, më 21 nëntor kryediplomati evropian kishte treguar se kryeministri i Kosovës e kishte refuzuar një propozim të bërë prej tij. Ai nuk kishte hezituar që edhe ta rëndonte politikisht shtetin e Kosovës, duke u shprehur edhe se do t’i informonte partnerët dhe shtetet anëtare për atë që kishte ndodhur.
Sidoqoftë, gjatë ditës së djeshme Kosova ka marrë mesazhe më pozitive diplomatike. Filluar me ministren e Jashtme të Gjermanisë që fajësoi konkretisht Serbinë për tensionet aktuale në veri të Kosovës.
Për fat të keq, Borrell as kësaj here nuk kishte gatishmërinë e shtetit më të fuqishëm në Bashkimin Evropian.
Fraksion.com

