AktualitetTë fundit

Shkarkohet nga KPK prokurori i Tiranës Kudusi Shahu

Nuk e ka kaluar shkallën e parë të vettingut një tjetët prokuror.

Ai është i Kudusi Shahu që u shkarkua sot nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Vendimi është marrë nga trupa e KPK e kryesuar nga Suela Zhegu, me relatore Etleda Çiftjan dhe anëtare Xhensila Pinen. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ka qenë i pranishëm Gerrit Sprenger.

Seanca e fundit në KPK për prokurorin Shahu është bërë para 5 ditësh, ku u analizuan kriterës e figurës dhe profesionalizmit. Ndërkohë që në 2 nëntor u evidentuan mospërputhje e pasaktësi në deklarimin e pasurisë.

Ndaj prokurorit Kudisi Shahu janë depozituar gjashtë denoncime nga publiku. Në tre denoncime të vitit 2018 pretendohet për moskryerjen e veprimeve hetimore nga ana e subjektit.

 

Fraksion.com  

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com