AktualitetKosovaRajoniTë fundit

Ministri serb i Mbrojtjes: Kemi vendosur që nuk do të heqim dorë nga ruajtja e paqes

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviq, është deklaruar pas mbajtjës së mbledhjës së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, që Serbia mbrëmë.

Me anë të një postimi në rrjetin social Instagram, ai ka thënë se kanë vendosur që të mos heqin dorë nga ruajtja e paqës.

Ai u ka bërë thirrje veçanërisht serbëve në veri të jenë të qetë dhe paqësor, si dhe ka kërkuar që mos të bien pre e prvokimeve por të respektojnë EULEX-in dhe KFOR-in.

Prandaj i bëjmë thirrje shqiptarëve dhe serbëve që ta qetësojnë situatën, e posaçërisht serbëve në veri u bëj thirrje të jenë të qetë dhe paqësor, të mos bien në provokime dhe të respektojnë EULEX-in dhe KFOR-in”, shkruan në postimin e Vuçeviq.

Vuçeviq tutje ka kërkuar që të formohet Asociacioni i Komunave Serbe, ndonëse poashtu ka kërkuar që të respektohet Marrëveshja e Brukselit.

Ne vetëm duam që njerëzit tanë të qëndrojnë në vatrat e tyre dhe për këtë kërkojmë që të respektohet Marrëveshja e Brukselit dhe të formohet Asociacioni i Komunave Serbe. Ne do të bëjmë gjithçka për të ruajtur atdheun tonë dhe paqen për të gjithë qytetarët tanë.Nuk ka dorëzim, ne jemi të gjithë me ju”, përfundon statusi i tij.

 

Fraksion.com

 

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com