AktualitetPolitikëTë fundit

“Asnjë foto ose video të mos i përcillet mediave”; Peleshi: Ekspertët flasin për izolim të vatrave nga toka

Drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile Haki Çako, i shoqëruar nga ekspertë zjarresh janë duke u kryer një rikonicion nga ajri mbi ishullin e Sazanit për të vlerësuar nevojën e ndërhyrjeve të mëtejshme pasi vatrat e zjarrit që shpërthyen në zonë vijojnë të jenë aktive.

Ndërkohë që në orët e para të mëngjesit janë shtuar trupat e ndërhyrjes nga toka të cilët kanë krijuar breza të shpyllëzuara rreth vatrave të zjarri.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, duke informuar për situatën e zjarreve në Sazan vlerësoi me mirënjohje sakrificën dhe profesionalizmin e Forcave të Armatosura dhe të gjithë sistemit të Mbrojtjes Civile.
“I vlerësoj të gjitha shqetësimet dhe mendimet e shprehura pa teklif, por ne mbështetemi tek ekspertët e fushës që vlerësojnë se teknika më efikase në rastin e zjarrit në ishullin e Sazanit është izolimi i vatrave nga toka duke krijuar breza të shpyllëzuar rreth çdo vatre…”, u shpreh Peleshi.
“Fatkeqësisht edhe kjo verë do të jetë shumë e nxehtë. Ne do të jemi përkrah bashkive për të mbështetur përballimin e emergjencave të mundshme. Por kemi nevojë edhe për vullnetarizëm dhe angazhim nga të gjithë për të përballuar së bashku situatat e emergjencave, në vend që t’i ndezim akoma më shumë nga tastiera”, vijoi Peleshi.

Situata vijon të jetë kritike, pasi flakët përhapen për shkak edhe të erës. Është shtuar numri i efektivëve që janë angazhuar në aksionin e shuarjes së zjarrit, me pjesëtarë të Flotiljes Detare në Pashaliman, efektivë të Forcave Speciale, zjarrfikëses së Vlorës dhe vullnetarë.

Është dhënë urdhër që asnjë foto ose video të mos i përcillet mediave. Po ashtu një rrezik  evident në ishull janë dhe municionet  e mbetura të cilat shpërthejnë nga zjarri.

Deri sa të shuhen flakët e zjarrit dhe te pastrohen mbetjet e municioneve ishulli i Sazanit do te jete i mbyllur për turistët.

Fraksion.com
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com