AktualitetPolitikëTë fundit

Çako: Situata e zjarrit në Sazan nën kontroll, po vlerësojmë ndërhyrjen nga ajri

Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Emergjencës Civile, Haki Çako tha sot se situata është nën kontroll dhe të gjitha strukturat janë në terren për shuarjen e flakëve në ishullin e Sazanit.

Në një intervistë televizive, Çako tha se “është një zonë në pjesën jugore të ishullit që ka marrë zjarr para disa ditësh. Shkaqet janë duke u hetuar, ndërsa situata në ishullin e Sazanit është ajo që ka qenë, nuk ka rrezik për dëme në njerëz apo qendra të banuara. Jemi duke angazhuar të gjitha strukturat për ta vënë në kontroll”.

Sipas tij, dyshohet për zjarr të vënë nga dora e njeriut.

“Kemi rreth 80 forca nga Forcat e Armatosura dhe Agjencitë e Zonave të Mbrojtura, ndërkohë që po bëjmë vlerësimin e situatës për ndërhyrje nga ajri dhe në momentin e përshtatshëm do të duhet ta angazhojmë dhe me partnerët në kontakt”, tha Çako.

Kreu i Emergjencave u shpreh se “për momentin nuk paraqitet rrezik, pasi zona ku është baza ushtarake është e mbrojtur, nuk paraqet rrezik”.

“Forcat e mbrojtjes civile, forcat e armatosura, policia, mbrojtja nga zjarri, vullnetarët dhe njësitë e pushtetit vendor të gjithë ata që munden, janë të lutur të japin kontributin”, tha  tha Çako.

Dy ditë më parë në pyjet e ishullit të Sazanit në Vlorë ka rënë zjarr me të cilin po luftohet për ta vënë në kontroll.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com