“T’i paraprijmë zgjedhjeve të 2023”; Mziu: As ne, as ata nuk bëjmë dot pa njëri-tjetrin
Kryetari i komanduar i PD, Enkelejd Alibeaj ka mbledhur sot kryesinë e Partisë Demokratike në orën 19:00 për të diskutuar për situatën e brendshme në parti pas dorëheqjes së Lulzim Bashës.
“Jemi në një situatë jo të mirë, por në kohë të volitshme për t’i paraprirë zgjedhjeve të 2023. Rezultati i 6 marsit foli për shumicë në anën tjetër. As ne, as ata nuk bëjmë dot pa njëri-tjetrin. Nëse kthehen zgjedhjet 2023, do ishte vrastare për PD. Duhet të gjejmë mënyrë për tu bashkuar. Nuk e gjykoj që data 30 prill është zgjidhje. Nuk është normale që t’i bëjmë karshillëk njëri-tjetrit.
Ne kemi potencialin e nevojshëm për të gjetur një zgjidhje. Zgjidhja gjendet duke patur një komision të përbashkët. Foltorja ka nisur organizimin në të gjitha degët. Nëse vazhdojmë kështu do të vazhdojmë të mbetemi të papërfaqësuar dhe pastaj na rroftë sigla e PD. Pra ky grup i përbashkët të garantojë që nuk ka vend për triumfalizëm.”, tha Mziu.
Fraksion.com