AktualitetPolitikëTë fundit

“Të lajmë hesapet”; Petro Koçi dëshmon në SPAK: Bota e krimit në marrëdhënie me LSI, janë shumë influentë në Fier

Jashtë dyerve të SPAK, ku dha sot llogari për deklaratën e tij se trafikantët e kriminelët po fusin duart te tenderat në Fier, deputeti i zgjedhur i PS, Petro Koçi, vijoi me deklaratat e forta.

Deputeti i zgjedhur deklaroi se bota e krimit në Fier është e lidhur me politikën, ku mes të tjerash, deklaroi se në marrëdhënie me LSI, ka ndikuar në zgjedhjet e fundit.

Koçi ka deklaruar se në Fier është një botë goxha e konsoliduar që ka pastruar paratë.

“Unë jam një nga politikanët që kam bërë kallëzime penale disa herë. Gjatë fushatës denoncova një gjyqtar. Unë jam politikan edhe e ndjej që bota e krimit në Fier është goxha influente. Ky sensibilizim edhe për SPAK është shumë i nevojshme.  Ka pasur lidhje të konsoliduara me politikën. Lidhje me LSI-në ndikuan edhe në rezultatin e zgjedhjeve.

Unë jam politikan, qëndrimet e mia nuk janë për të lartë hesapet me asnjë politikan, por me botën e krimit, nuk duhet të lejojmë që të kenë mundësi vendimmarrje në jetën publike, ato dikojnë, ose duke kërcënuar zyrtarë të niveleve të ndryshme.

Shumica zyrtare në Fier nuk e kanë mirëpritur deklaratën time që do të thotë se u dhëmb, PS distancohet nga çdo individ që preket nga krimi, ky është një vullnet i palëvizshëm i PD. Media pas deklarimeve të mia ka bërë akuza dhe referime konkrete dhe ju them që çdo gjë konkrete e denoncoj, do jem politikan që jeta publike të jetë më e pastër. Nëse i referoheni historisë sime personale kam bërë kallëzime dhe pjesë e administratës së PS.

Unë e kam sqaruar që në radhë të parë deklarata ime me këtë ka lidhje me punën pozitive që po bën SPAK. SPAK nuk ka asnjë kufizim, edhe në Fier është i lirë dhe i detyruar me ligj që veprojë në SPAK. Jam politikan që kam kallëzuar subjekte të ndryshme, nuk jam as prokuror e as gjyqtar, sepse emrat duhet që të disponosh dokumente konkrete, unë nuk jam hetues. Njerëzit e kësaj bote hynë më thjesht në punë se njerëzit e thjesht, atëherë…”, tha Koçi .

 

Fraksion.com