AktualitetPolitikëTë fundit

Rama përplaset me gazetarin Ilir Babaramo: Turp të kesh

Kryeministri Edi Rama është përplasur në studio me gazetarin e Report Tv, Ilir Babaramo.

Babaramo: Bonaparti në fushatën e Egjiptit tha: “Shkencëtarët dhe gomarët në mes, t’i mbrojmë”.

Janë shumë të rëndësishëm, madje e fyen gomarin kur e krahason me disa këtu sepse gomari mbajti Perëndinë në kurriz dhe unë e admiroj gomarin për sa shumë mban dhe sa shumë ngarkesë çon nga një vend në një vend tjetër, por meqë më the kali kryesor i betejës, po të tregoj kalin. Vëri emrin që kanë dhe pastaj rrimë e merremi patjetër me gomarët, nuk ka asnjë problem. Por mos më thuaj që kali kryesor i betejës sime janë këta. Këta nuk janë kali kryesor i betejës sime. Kali kryesor i betejës sime është që eksportet bujqësore, meqë më thua se çfarë bëtë, e di ti Babaramo që ne sot, Shqipëria ime dhe e jotja, është eksportuesja më e madhe në Ballkan …

Babaramo:Për hashash?

Turp të kesh.

Babaramo:Jo, turp të kenë ata që e bëjnë dhe ata që i mbrojnë ata që e bëjnë.

Turp të kesh.

Babaramo: Turp të ketë Departamenti i Shtetit që thotë në raportin e tij që Shqipëria është eksportuesi më i madh i hashashit në Evropë.

Më dëgjo mua.

Babaramo: Turp të kenë ata që e bëjnë dhe turp të ketë ai që i mbron.

Tani më dëgjo mua këtu, të të them se për çfarë ti duhet të dish dhe të jesh edhe krenar, madje. E di ti që Shqipëria është eksportuesja më e madhe e një sërë produktesh bujqësore në rajon, përfshirë edhe Serbinë, përfshirë edhe Kroacinë? E di ti që Shqipëria eksporton sasinë më të madhe të domateve në rajon? E di ti që Shqipëria eksporton sasinë më të madhe të shalqirit në rajon? E di ti që Shqipëria eksporton sasinë më të madhe të perimeve në rajon? E di ti këtë? E di ti që për sasinë e eksportit të frutave Shqipëria renditet e dyta, vetëm pas Serbisë?

Babaramo: Sepse këto shifrat e propagandës, kam dëgjuar edhe një shifër unë, mblodhe edhe ambasadorë aty te Pallati i Kongreseve dhe doli d.m.th., me ato shifrat 99,8, si të shokut Enver, d.m.th. që është korrur, është shkatërruar kanabisi, 99,8 e kanabisit në Shqipëri. Por vetëm në oborrin e Kryeministrisë, aty te kërpudha nuk qe mbjellë. U rrëzua edhe avioni. U rrëzuan dy avionë. 

Turp të kesh.

Babaramo: Të kem unë turp?
Po.

Babaramo: Ju nuk jeni turp d.m.th. nuk ndieni turp që ju ka ndodhur kjo? U rrëzua avioni ma hashash. Çfarë mase morët ju si shtet? 
E para, njëherë…

Babaramo: Në një vend normal, në vendin e Enarkëve të Holondit, po të kishit telefonuar Holondin, do t’i kishit thënë: më ndodhi kjo. Unë vij vërdallë dua të bëj një aerodrom që të sjell turistë, por nuk po e bëj dot. Por ndërkohë industria paralele e hashashit ka ndërtuar një pistë, 20 km në vijë ajrore nga kryeqyteti”. U rrëzua avioni me hashash aty. As polici i zonës aty nuk u shkarkua. Duhej të ishte stuhi shkarkimesh. Por vazhdojmë, turpi mbetet i imi.
Vazhdo, vazhdo, po të dëgjoj.

Babaramo: Këtë kisha.
Vazhdo se po të dëgjoj. Vazhdo, s’ka problem. Po të dëgjoj.
Turpi yt ishte për faktin që unë po të flisja me pasion për shifrat e eksporteve bujqësore, për të shpjeguar se si do të shkojmë në 1 miliardë, pasi kemi vajtur në 400 milionë eksporte bujqësore, dhe ti bëre një ndërhyrje të turpshme. Ndërkohë që s’ka problem, mund ta përmendësh edhe hashashin…

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com