“Gëzime e shëndet në jetët tuaja miq!”; Urimi i Kodhelit: Për shumë vjet Pashkët!
Kandidatja për deputete e PS në qarkun e Tiranës me nr 21 në listë dhe ish ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, ka uruar besimtarët e krishterë për festën e Pashkës përmes një mesazhi në rrjetet sociale.
Kodheli i përcolli urimet e saj për këtë festë të besimtarëve katolikë me urimin “Për shumë vjet Pashkët!
Postimi i Mimi Kodhelit:
Pashkët shënojnë ngjarjen më të rëndësishme të krishterimit, ringjallja, e cila përcjell për të gjithë botën mbarë, simbolikën e ngadhënjimit mbi të keqen. Kujtimi i ringjalljes së Krishtit është një mënyrë për të ripërtëritur shpresë e përditshme të fitores mbi mëkatin.
Pashkët, të cilat festohen të dielën pas hënës së plotë të ekuinoksit pranveror, kanë ndikim të veçantë te besimtaret e krishterë jo vetëm shpirtëror, por dhe fizik, teksa shënojnë dhe finalizimin e agjërimit të kreshmeve.
Simboli i Pashkëve është veza, si simbol i jetës, e cila e lyer me ngjyrën e kuqe simbolizon gjakun e Krishtit. Jeta e re, e cila nis me ditën e Pashkëve për çdo familje krishtere, lë pas mëritë, nxit faljen, dashurinë dhe ndihmën ndaj të afërmve në vështirësi, të sëmurëve dhe të varfërve, duke i kujtuar njeriut rolin e vete sipas urdhëresave të Zotit.
Fraksion.com

