AktualitetKosovaTë fundit

Vdes këngëtari Ismet Peja

Ismet Peja, këngëtar i muzikës popullore shqiptare dhe asaj të vjetër qytetare, ka vdekur në moshën 83-vjeçare.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur djali i tij, Visar Peja.

Peja ka qenë i njohur për sukseset e arritura me shoqërinë muzikore “Hajdar Dushi”, si dhe për një mori albumesh muzikore.

Lidhur me vdekjen e tij ka reaguar më pas ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Vlora Dumoshi.

“Emri i Ismet Pejës do të jetë përjetësisht i lidhur me këngën burimore shqiptare, me melosin popullor shqiptar dhe me veprimtarinë muzikore të Kosovës në përgjithësi”, ka thënë ajo përmes një postimi në rrjetin social, Facebook.

Fraksion.com