AktualitetNATO/BETë fundit

Stoltenberg: Pandemia COVID-19, sfidë për aleatët dhe partnerët e NATO-s

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s foli me Presidentin gjeorgjian Salome Zourabishvili

Duke folur me Presidentin gjeorgjian Salome Zourabishvili në një telekonferencë më 5 maj 2020, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha se pandemia COVID-19 paraqet një sfidë të paparë për Aleatët dhe partnerët e NATO-s.

Ai theksoi se kriza ka treguar rolin kryesor që ushtarakët janë duke luajtur në mbështetje të përpjekjeve kombëtare civile, dhe rëndësinë e mekanizmave të NATO-s për të koordinuar ndihmën. Z. Stoltenberg vlerësoi përpjekjet e Gjeorgjisë për të luftuar pandeminë dhe theksoi se pas kërkesës së Gjeorgjisë për mbështetjenga ana e Qendrës së Koordinimit të Përgjigjes ndaj Fatkeqësive Euro Atlantike të NATO-s (EADRCC), Aleatët e NATO-s i kanë ofruar mbështetje Gjeorgjisë, përfshirë furnizimet mjekësore nga Polonia dhe nga Mbretëria e Bashkuar si dhe me ndihmë bilaterale financiare dhe furnizime mjekësore nga Shtetet e Bashkuara. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s theksoi se NATO është në dijeni të kërkesave të Gjeorgjisë dhe se po vazhdon më shumë koordinim për ndihmë shtesë në kontekstin e pandemisë.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s tha se NATO dhe Gjeorgjia janë partnerë unikë dhe të përhershëm dhe theksoi mbështetjen e NATO-s për integritetin territorial dhe sovranitetin e Gjeorgjisë brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht. Z. Stoltenberg falënderoi Presidentin Zourabishvili për kontributet e jashtëzakonshme të Gjeorgjisë në sigurinë euro-atlantike, përfshirë edhe me pjesëmarrjen e saj në Misionin e Mbështetjes  të Vendosur të Aleancave në Afganistan. Ai theksoi se partneriteti NATO-Gjeorgji përmban mjete praktike dhe politike për të mbështetur reformat e vazhdueshme të Gjeorgjisë dhe për të ndihmuar në përgatitjen e anëtarësimit të Gjeorgjisë në komunitetin euro-atlantik kur momenti është i duhur.

Z. Stoltenberg theksoi se në takimin e tyre muajin e kaluar, ministrat e Jashtëm të NATO-s vendosën të thellojnë edhe më tej partneritetet e Aleancës me Gjeorgjinë dhe Ukrainën. Kjo përfshin përpjekje për të ndarë më shumë të dhëna për radarët e trafikut ajror, duke punuar së bashku për të adresuar kërcënimet hibride, si dhe ushtrime në rajonin strategjik të Detit të Zi.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com