Meta: Falenderim të përzemërt motrave dhe vëllezërve shqiptarë, që iu përgjigjen thirrjes
Presidenti Ilir Meta tha se protesta e djeshme ishte vetëm hapi i parë për rivendosjen e sovranitetit të plotë të popullit shqiptar ndaj të gjitha institucioneve duke vijuar me paralajmërimet për shumicën qeverisëse.
Ai falenderon të gjithë ata “që iu përgjigjen thirrjes së Presidentit të Republikës në mbrojtje të Kushtetutës dhe kundër grushtit të shtetit që synon rrëmbimin mafioz të Gjykatës Kushtetuese”, shkruan Meta Në Facebook.
Postimi i Metës
Një falenderim të përzemërt të gjithë motrave dhe vëllezërve shqiptarë, të cilë iu përgjigjen thirrjes së Presidentit të Republikës në mbrojtje të Kushtetutës dhe kundër grushtit të shtetit që synon rrëmbimin mafioz të Gjykatës Kushtetuese.
Dje hodhëm hapin e parë në përmbushjen e misionit tonë për rivendosjen e sovranitetit të plotë të popullit shqiptar ndaj të gjitha institucioneve. 🇦🇱

