AktualitetKosovaPolitikëTë fundit

“Mustafa tinëzak: Rama: Kështu është kur njeriu bie pre e titujve të deformuar

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj deklaratës së kreut të LDK-së, Isa Mustafa.

“Ja kështu është kur njeriu bie pre e titujve të deformuar, sepse unë s’e kam thënë e as kam menduar të të quaj “tinëzak”! Ashtu sikundër nuk kam thënë që është folur për “miniShengenin” në tryezat e procesit të Berlinit, përkundrazi e kam shpjeguar qartë edhe këtë”, shprehet Rama.

Gjithashtu Rama në reagimin e tij ndaj Mustafës e ka cilësuar si të saktë përcaktimin nga ana e tij se Shengeni Rajonal është fiks hapësira e përbashkët ekonomike plus lëvizja e lirë e njerëzve, dhe duke qenë darkord Rama ka theksuar se prandaj ta bëjmë dhe pikë.

“Je i saktë, je pajtuar për “hapësirën e përbashkët ekonomike të vendeve të Ballkanit Perëndimor”! Fiks këtë thashë edhe unë dhe Shengeni Rajonal është fiks kjo, hapësira e përbashkët ekonomike plus lëvizja e lirë e njerëzve, kështu që jemi krejt dakord prandaj ta bëjmë dhe pikë”-, tha Rama.

Isa Mustafa është shprehur se “kemi biseduar për Unionin Doganor të Vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe për Tregun e Përbashkët të këtyre vendeve. Në emër të Kosovës i kam kundërshtuar në të gjitha takimet. I ka kundërshtuar edhe Mali i Zi. Jemi pajtuar në Procesin e Berlinit për Hapësirën e Përbashkët Ekonomike të Vendeve të Ballkanit Perëndimor”.

Gjatë emisionit televiziv, Kryeministri Rama tha se “në të gjithë Proesin e Berlinit kam qenë me Isa Mustafën.  Këto gjëra janë dakordësuar në tavolinë me gjithë partnerët e tjerë. Se kam dëgjuar Isa Mustafa të thotë një fjalë për këtë, që të thotë që jemi kundër kësaj”.

“Kemi rëndë dakord në Procesin e Berlinit, për unifikimin e dokumenteve etj. Kjo është për Shqipërinë dhe Kosovën një histori suksesi, se çfarë do fitojë Serbia nuk më intereson fare. Por unë s’do humb vetë, që të humbi dhe Serbia”, tha Rama.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com