SHBA-BE: Zgjedhja e dy anëtarëve të Kushtetueses çon Shqipërinë përpara, gjykata të krijohet sa më shpejt
Ambasada e SHBA në Tiranë ka përshëndetur vendimin e Parlamentit për të zgjedhur dy anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese.
“Prej votimit unanim të reformës në drejtësi në 2016-ën, institucionet shqiptare, përfshirë edhe organet e reja të pavarura të gjyqësorit, kanë punuar fort për të përmbushur vullnetin e popullit. Votimi i sotëm i Parlamentit çon Shqipërinë përpara në ringritjen e Gjykatës Kushtetuese, një organ jetësor për llogaridhënien dhe ekuilibrat demokratike. Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për të mbështetur ngritjen e një sistemi gjyqësor të pavarur dhe të ndershëm në Shqipëri“, thuhet në reagimin e Ambasadës Amerikane.
Pas kalimit të vettingut, Elsa Toska dhe Fiona Papajorgji, të cilat u votuan në Kuvend, do të jenë dy nga 9 anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë ka përshëndetur vendimin e parlamentit për të zgjedhur dy anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese.
Me anë të mesazhi në “Twitter”, BE-ja bën me dije se mbështet plotësisht vendimin e parlamentit dhe kërkon që Gjykata Kushtetuese të jetë funksionale sa më parë që të jetë e mundur.
“Sot Parlamenti zgjodhi dy anëtarë të rinj të Gjykatës Kushtetuese. Ne e mirëpresim këtë vendim dhe presim krijimin e një Gjykatë funksionale sa më shpejt që të jetë e mundur. Zbatimi i reformës në drejtësi vazhdon dhe është thelbësor për Shqipërinë në rrugën e saj të integrimit në BE“, thotë BE-ja në reagimine saj.

Fraksion.com

