Përplasje para Kryeministrisë! Policia nxjerr autobotët dhe hedh gaz lotsjellës, protestuesit rezistojnë
Ndërsa masa e jashtëzakonshme e njerëzve ishte nisur drejt Kryeministrisë, policia nuk i ka lejuar.
Efektivët kanë nxjerrë autobotët dhe kanë hedhur ujë me presion dhe gaz lotsjellës.
Pavarësisht kësaj, protestuesit rezistojnë dhe qëndrojnë aty.
Kërkesa kryesore e protestuesve është dorëheqja e kryeministrit të vendit Edi Rama, që e akuzojnë për keqqeverisje.
Fraksion.com

