Policia qëllon me plumba gome protestuesit, të rinjtë tërhiqen tek Parku Rinia
Policia ka zgjedhur të veprojë në mënyrë të dhunshme ndaj protestuesve.
Policia ka hedhur gaz lotsjellës dhe ujë me kimikate në drejtim të qytetarëve. Gjithashtu, efektivët kanë qëlluar edhe me plumba gome.
Të rinjtë protestues janë shtyrë tashmë tek Parku Rinia, por se nuk janë tërhequr.

Ata po riorganizohen, teksa policia në mënyrë të dhunshme vijon veprimet e saj kundër qytetarëve.
Uji me presion i policisë ka dëmtuar kamerat e një grupi xhirimi të News24, teksa tashmë përcillen pamje me celularë. Qytetarët janë në ditën e 12-të të protestës. Ata shprehen se nuk duan dialog me kryeministrin Edi Rama, por kërkojnë dorëheqjen e tij.
Fraksion.com

