Përfundon mbledhja e komisionit hetimor, Manja: Dorëzo provat! Meta: S’kam nevojë për dëshmitarë
Ka zgjatur dy orë e 15 minuta, seanca dëgjimore me Presidentin Ilir Meta, në komisionin hetimor ku diskutohet shkarkimi i tij.
Në mbyllje të mbledhjes, drejtuesi i komisionit Ulsi Manja, i kërkoi kreut të shtetit që të dorëzojë çdo provë që i shërben hetimit dhe komisionit, duke respektuar rregullat lidhur me informacionet që janë sekret shtetëror.
“Ju keni të drejtën të kërkoni pyetjen e dëshmitarëve të tjerë, mbetem i hapur për të bashkëpunuar deri në fund me ju si President i Republikës”, u shpreh Manja.
Nga ana e tij kreu i shtetit e falënderoi komisionin për mundësinë e kthimit në Parlament, por nënvizoi se “Unë nuk kam nevojë për dëshmitarë, veprimet e mia kanë qenë publike dhe dëshmitarë qytetarët e Republikës së Shqipërisë”.
Presidenti Ilir Meta do të hetohet për një periudhë tre mujore nga kryetari i komisionit hetimor Ulsi Manja dhe 8 deputetë të tjerë, 4 nga mazhoranca dhe 4 nga opozita për shkelje të rëndë të Kushtetutës sipas kërkesës së bërë nga 55 deputetë socialistë.
Kreu i shtetit po verifikohet për procedurën e ndjekur nga lidhur me zhdekretimin e datës së zgjedhjeve 30 qershor.
Fraksion.com

