AktualitetTë fundit Bashkia Gjirokastër letër KZAZ: Lironi ambientet 19 Qershor, 2019 admin Bashkia e Gjirokastrës ka kërkuar lirimin e ambienteve zgjedhore. Bashkia e qytetit jugor ka urdhëruar KZAZ 78 për lirimin e ambienteve. Pas këtij urdhri, pritet që në ambientet e bashkisë të vijë edhe policia bashkiake. Kryetari i KZAZ Roland Skëndo shprehet se kanë marrë urdhër nga bashkia për lirim të ambienteve, por se KQZ ka dalë kundër këtij urdhri. Ai thotë se KZAZ do të zbatojë urdhrin e KQZ. Fraksion.com