AktualitetKosovaTë fundit

Thaçi: Pa u zgjidhur çështja e kufirit s’ka marrëveshje me Serbinë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se arritja e një marrëveshjeje përfundimtare me Serbinë, që do të çonte në një njohje reciproke të të dy shteteve si vende sovrane, nuk mund të arrihet pa definimin e kufirit me Serbinë.

“ Një gjë duhet ta kemi të qartë, pa definim të kufijve nuk do të ketë as marrëveshje përfundimtare, paqësore që garanton njohjen reciproke”.

Në nje intervistë për Zërin e Amerikës, kreu i shtetit të Kosovës u shpreh se shumë shpejt pritet ngritja e një ekipi negociator që do të diskutojë çështjet e hapura mes dy vendeve.

“ Marrëveshja do jetë gjithëpërfshirëse, ku do të përfshihen shumë gjera të hapura mes Kosovës dhe Serbisë. Shpresoj që në ditët e ardhshme do të kemi themelimin e një ekipi negociator të institucioneve të vendeve të dala nga parlamenti i Kosovës. Janë gjera që do të diskutohen qoftë për të zhdukurit, qoftë për të zhvendosurit, për pronat, qoftë për të drejtat e kishës ordodokse serbe, për zhvillimin ekonomik, për infrastrukturën dhe për procesin e pajtimit, për edukimin, për shëndetësinë”.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com