AktualitetTë fundit

Veliaj: Vendi nuk kthehet më në kohën e Saliut

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka reaguar për efektivët e policisë së shtetit që mbetën të plagosur ditën e sotme gjatë protestës së zhvilluar nga banorët e Astirit, përpara Parlamentit.

Duke u shprehur për protestën dhe përplasjen e fortë që ndodhi ditën e sotme mes banorëve të Unazës së Re, të cilët po protestojnë prej ditësh kundër projektit të ndërtimit të Unazës së Madhe që prek banesat e tyre Kryebashkiaku Veliaj shprehet përmes një postimi në faqen e Twitter-it se kemi të gjithë solidaritetin e Kryeqytetit, Tirana e ndershme dhe e drejtë, është në mbështetje të Policisë së Shtetit.

Postimi i plotë i Erion Veliaj në Twiitter:

“E gjithe Tirana e ndershme dhe e drejte, eshte ne mbeshtetje te @PoliciaeShtetit e djemve dhe vajzave ne uniforme!

Sherim te shpejt Komandant Dhimitraq Ziut dhe efektiveve te lenduar – keni gjithe solidaritetin e kryeqytetit!

Ky vend nuk kthehet me pas nga salinjte! #NoMoreSali”

 

Fraksion.com